Një mësimdhënëse në Malishevë ka dalë pozitivë me COVID-19, si pasojë e këtij rasti dy shkolla detyrohen të shkojnë me mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online.
Kjo për shkak se mësimdhënësja në fjalë jep mësim në këto dy shkolla atë në fshatin Damanek dhe në shkollën e mesme profesionale në Kijevë, kështu thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Njoftimi i plotë:
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi i rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla.
Të dhënat për personin e shëruar janë konfirmuar në komunikimin në mes të IKSHPK dhe Komunës së Malishevës, ndërsa rasti i ri është konfirmuar nga vet personi, të cilin IKSHPK e ka njoftuar përmes telefonit.
Rasti i ri është regjistruar në fshatin Damanek.
Pas takimit të sotëm të Task-Forcës për arsim, në Komunën e Malishevës, është marrë vendim që shkolla në Damanek dhe shkolla e mesme profesionale në Kijevë, të kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit, deri në një vendim tjetër.
Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: të prekur me COVID-19 deri më sot, janë regjistruar 253 raste, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë 6 persona.