Një milion armë me leje në duart e serbëve

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët serbë zotërojnë ligjërisht gati një milion armë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti. Një sasi e madhe armësh janë ende në tregun e zi. “Kallashnikovi” mund të blihet me një çmim prej 600 deri në 1.000 euro.

Shumica e armëve që qytetarët serbë posedojnë me ligj janë ato të gjuetisë, armë të sigurisë personale, por shteti ka një problem të madh me armë pa leje, që është një trashëgimi e luftërave të viteve 1990, shkruan Politika.

Mbajtja e armëve automatike, siç janë “kallashnikovët” dhe si dhe pajisjet eksplozive janë një krim serioz në të gjitha vendet e botës, dhe ligji në Serbi nuk devijon as këtu.

Tre vjet më parë, 18,000 armë të paligjshme u shkatërruan në Serbi, u kapën nga autorët ose u dorëzuan nga vetë qytetarët.

Nga viti 2014 deri vitin e kaluar, Ministria e Brendshme e Serbisë zhvilloi tre procese legalizimi të armëve. Gjithashtu, që nga 1 qershori 2017, ligjet janë forcuar.

Për armët në posedim të paligjshëm, parashikohet një dënim prej dy deri në 12 vjet burg, transmeton Klan Kosova.

Sidoqoftë, ka ende një sasi të madhe armësh në tregun e zi, të cilat mund të blihen nga shitësit për disa qindra euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme