Një mjek u arrestua pasi infektoi 437 fëmijë me HIV

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Një mjek është arrestuar në Pakistan me akuzën për infektimin e 437 fëmijëve me HIV.

Policia është në përpjekje për të zbuluar nëse Muzaffar Ghangaro, i cili ka AIDS, me vetëdije ka përhapur virusin.

Në total, më shumë se 500 njerëz janë infektuar në rrethin e privuar të Larkanës, në Pakistanin Jugor.

Shumica dërrmuese janë fëmijë, të cilët mund ta kenë marrë virusin pasi u trajtuan me shiringa të pasterilizuara.

Katër fëmijë kanë vdekur dhe ka mundësi që vdekjet do të rritet.

Imran Akbar, një mjek në qytetin e Ratodero, i cili po trajton disa nga fëmijët e infektuar, tha se shumica e mjekësve në pjesët e largëta të Pakistanit nuk ishin të trajnuar dhe shumë praktikonin mjekësinë popullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme