Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B. A., në kohëzgjatje prej një muaji.
I pandehuri B. A. dyshohet se me datë 26.06.2017 rreth orës 21:00, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, fillimisht e kap për flokë, pastaj me thikë e godet në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës”.
I pandehuri duhet të qëndroj në masën e paraburgimit deri me datë 26.07.2017.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.