Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj ish-zyrtarit të policisë Dejan Pantiq për kryerje të veprës terroriste.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelorë në Prishtinë.
Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmuar zyrat e KQZ-së në veri të Kosovës, ai u arrestua javën e kaluar.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P. e ka aprovuar si të bazuar.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Pantiq është arrestuar të shtunën e kaluar, nën dyshimin se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës. Për arrestimin e tij ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.