Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurës A. S..
E pandehura A. S., shtetase e Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27.10.2017, ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre.
Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjave gjatë lindjes, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.