Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për prodhim të substancave narkotike

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.O. dhe A.O. për shkak të veprës penale Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 268 par. 1 lidhur me par.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve F.O. dhe A.O iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve F.O. dhe A.O me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonin rrjedhën e procedurës penale, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par. 1 nën par 2.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale dhe karakteristikat e tyre personale ku të njëjtit janë recidivist të veprave të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. 

Të ngjashme