Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve në Malishevë

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 14:20 | Nga

Gjykata në Gjakovë vendosi për masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për vrasjet e vëllezërve Shani e Bahri Maloku.

Një ditë pas vrasjeve të dy vëllezërve në Plloçicë të Malishevës, Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve lidhur  me këtë rast.

Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.

Lajmin për caktimin e paraburgimit përmes telefonit e konfirmoi për kallxo.com gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqir Zika.

Paraburgimin për të dyshuarit e kishte kërkuar Prokuroria në Gjakovë.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi dje në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme