Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit G.M.
Për këtë ekziston dyshimi i bazuar se G.M në shtëpinë e tij me datë 16 qershor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dëmtuares A.A me të cilën bashkëjeton.
Më pas i dyshuari e ka dërguar të plagosurën në Spitalin Amerikan në Prishtinë, duke mos e njoftuar policinë.
Me këtë rast G.M ka kryer veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi apo kontroll i paautorizuar i armëve”.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet për caktimin e kësaj mase si duke parandaluar edhe rrezikun e përsëritjes së veprës, dhe pengimin e hetimeve.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.