Gjilan– Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit J. J..
I pandehuri më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z.J..
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penalevrasje nga pakujdesia nga neni 181 dhe mbajtja në kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri,mund të arratiset apo fshihet dhe në këtë mënyrë do të pamundësohet rrjedha normale e procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.