Një muaj paraburgim për dhunë në familje

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.B, për shkak se i njëjti  ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje”.

Gjykata ia ka caktuar të pandehurit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret për këtë masë.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri F.B në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar në të dëmtuarat M.K dhe K.B – familjare të tij, po ashtu ekziston rreziku se i  pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”.

“Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme