Një muaj paraburgim për dy zyrtarët e MPB-së dhe MPJD-së

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve Blerim Gerbeshi, Abdyl Fazliu, Junus Hasani dhe Haki Haziri në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Blerim Gërbeshi dhe Abdyl Fazliu dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Marrje ryshfeti”

Ndërkaq i pandehuri Haki Haziri dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit”. Kurse, Junus Hasani, dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme