Një muaj paraburgim i është caktuar nënës nga Gjakova, Lauresha Maliqit, e cila para pak ditësh dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj në rrugën “Dëshmorët e Morinës”.
Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net, zëdhënësja e policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Lauresha Maliqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ajo për momentin gjendet në qendrën e paraburgimit në Lipjan”, tha Podrimaj.
Grupi KOHA ka raportuar para pak ditësh për këtë rast, ku edhe ka mësuar se Lauresha fillimisht kishte insistuar që foshnjën ta linte në spital, por me të liruar nga spitali dyshohet se e kishte mbytur vajzën e porsalindur dhe ishte kthyer në shtëpi pa të.