Gjykata Themelore në Gjakovë, gjatë ditës së sotme, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit B.H.
Sipas Gjykatës i pandehuri dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
“I pandehuri dyshohet se me datë 10 prill 2019, duke drejtuar automjetin e tij e takon të miturën D.K. me ç’rast arrin ta bind të miturën me fjalët se “unë kam respekt për ty” me qëllim që e njëjta të futet në makinën e tij”.
“Pasi e mitura ulet në karrigen e pasagjerit, i dyshuari kap dorën e të miturës duke e vendosur në organin gjenital të tij, më çka e mitura nën ankth dhe e shqetësuar me sjelljet e tij të sulmit seksual, largohet me vrap nga vetura dhe shkon në shkollë, ashtu e tronditur i raporton drejtorit i cili më pas njofton familjen e të miturës dhe Policin e Kosovës”, thonë nga kjo Gjykatë.
I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 22 maj 2019.