Një muaj paraburgim për shqiptarin e Preshevës që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 15:55 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për medie ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. A., në kohëzgjatje prej 1 muaji.

I pandehuri M. A. shqiptar nga komuna e Preshevës, por me vendbanim të përkohshëm në Gjilan, sipas Gjykatës, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike dhe më pas edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, transmeton Ekonomia Online.

Me këto veprime i pandehuri M. A. dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe duke e konstatuar se ky person është një recidivist, ka caktuar masën e paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme