Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një muaji nën dyshimet se të njëjtit kanë sulmuar dy policë në Viti.
Të pandehurit E. A. dhe T. A. të martën rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe më pas i kanë sulmuar ata.
Këta të fundit kanë pësuar lëndime trupore.
Dy të dyshuar të tjerë për këtë rast me inicialet H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.