Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kanosi Prokurorin e Shtetit

Prishtinë | 08 Kor 2024 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshë֝m Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit.

Të ngjashme