Një muaj paraburgim personit që dyshohet për vrasjen në Bardhaniq të Gjakovës

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pas vrasjes në Bardhaniq të Gjakovës, Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit C.I. shtetas i Shqipërisë, që dyshohet edhe për dy vepra të tjera penale të vrasjes në tentativë.

“Më 07 korrik 2020 rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, në shtëpinë e tani të ndjerit N.M., me dashje për motive ende të panjohura, me mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.M. i moshës 60 vjeçare, po ashtu, i pandehuri C. I., i godet me thikë të dëmtuarit D.M. dhe M.M. duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit e më pas me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Në njoftim theksohet se gjyqtari Shaqir Zika ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, “pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Të ngjashme