Ekonomia Online
FUNDIT

Një ndër më të votuarit në LDK, sa vota mori Armend Zemaj

Një ndër më të votuarit në LDK, sa vota mori Armend Zemaj

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja në ora 11:00 të i shpallë rezultatet përfundimtare, raporton Gazeta Express. Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. 20 […]

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja në ora 11:00 të i shpallë rezultatet përfundimtare, raporton Gazeta Express.

Sipas këtyre rezultateve LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse. 20 ulëse ndërkaq ju shkojnë pakicave.

Reporteri sot ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Ndër 10-të më të votuarit e Lidhjes Demokratike është edhe Armend Zemaj i cili raportohet se ka marrë 13.798 vota.

Ai është në top-pesëshen më të votuar të LDK’së për deputet në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë qeverisë së kaluar, Armend Zemaj ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë.

Të ngjashme