Arturo Vidal nuk ishte në disponimin e tij më të mirë gjatë takimit të parë gjysmëfinal mes Interit dhe Juventusit.
Zonja e Vjetër fitoi 2-1 në Giuseppe Meazza ndaj Interit në Kupën e Italisë e që gjatë takimit kishte mjaftë përplasje.
Një i tillë ishte edhe në minutën e 38-të, atëherë kur në duel ishin Arturo Vidal dhe Cristiano Ronaldo.
Mesfushori kilian tentoi t’i merrte topin nga këmba yllit portugez, mirëpo një gjë e tillë nuk i doli siç e kishte parashikuar.
Gjyqtari i takimit më pas ndëshkoi Vidalin me karton të verdhë, e ky i fundit shkoi te 35-vjeçari duke e fyer atë.