Vidal vlerëson se Bayerni me VAR do të fitonte edhe dy tituj në Champions

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 13:24 | Nga

Arturo Vidal ia ka vënë syrin fitimit të çdo trofeu me Barcelonën, pas transferimit të befasishëm të tij te skuadra katalonjase këtë verë për 30 milionë euro nga Bayern Muencheni.

Kiliani ka kaluar tre vjet te Bayerni duke fituar tri herë Bundesligën dhe një herë Kupën e Gjermanisë, por dështoi të fitonte Ligën e Kampionëve, ndonëse vlerëson se do të kishte fituar atë po të ishte përdorur sistemi i video-ndihmës (VAR).

Ai shpreson që tash më në fund të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi dështoi në të kaluarën me Bayernin dhe Juventusin, shkruan sot Koha Ditore.

“Unë dua të fitoj çdo gjë me Barcelonën”, ka thënë Vidal për “Mundo Deportivo”.

Pasi fitoi ligën dhe kupën në Kili, Itali e Gjermani, ai tash po shikon të shtojë në koleksionin e trofeve edhe tituj në Spanjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme