Valeria Carannante, 23-vjeç, është një nënë e re nga Bacoli, në provincën e Napolit, e cila ka ndjekur studimet e saj në të njëjtën kohë teksa po kujdesej për të birin, i cili ishte shtruar në spital.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ajo ka prezantuar diplomën nga spitali ku ka marrë plotë 99 pikë. Ajo ka arritur që të diplomohet në Shkencat e Edukimit, e ndërkohë ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, si dhe mjekët që janë kujdesur për të birin.
“Falënderoj të gjithë ekipin e departamentit të nefrologjisë Santobono, për të gjithë kujdesin që po i japin të voglit tim. I falenderoj që më kanë treguar për gjendje shëndetësore të djalit si dhe për mbështetjen që i kanë dhënë në ditët më të vështira. Falënderoj profesor Pecoraro, një mjek, dhe një njeri të jashtëzakonshëm, për atë që bëri për djalin tim,” tha ajo.
Gjithashtu Kryetari i Bashkisë së Bacoli, Josi Della Ragione, ka uruar 23-vjeçaren për diplomimin.
“Është një dëshmi e pasionit, dashurisë, këmbënguljes që meriton duartrokitjet e të gjithë qytetit. Është 23 vjeç dhe ai mbajti tezën e diplomës nga spitali Santobono në Napoli. Atje ku, prej ditësh, ajo po ndihmon vogëlushin e saj të vogël një e gjysmë vjeç. Pa e lënë kurrë vetëm. E bën këtë në pandemi, pa qenë në gjendje të ketë ndihmën e anëtarëve të familjes, për shkak të kufizimeve që lidhen me koronavirusin,” ka thënë ai.