Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i ndau Çmimin për të Drejtat e Njeriut “Vaclav Havel” aktivistit ujgur, Ilham Tohti, dhe Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Ballkan.
Asambleja tha përmes një deklarate se veprimet e ndërmarra nga dy fituesit e çmimit “bartin mesazh shprese për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë një botë më të mirë, një botë ku dinjiteti, të drejtat dhe liritë themelore të të gjithëve respektohen dhe garantohen”.
Tohti është avokat i pakicës myslimane ujgure në Kinë, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga Pekini, në vitin 2014, nën akuzat për separatizëm.
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut është një grup që promovon pajtimin përmes ndërtimit të lidhjeve midis të rinjve nga grupe të ndryshme etnike në Ballkan.
Organizata është aktive në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.
Çmimi “Vaclav Havel”, i cili mban emrin e burrështetasit çek që ka vdekur në vitin 2011, është krijuar më 2013 dhe nderon veprat që bëhen në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Me çmimin ndahen edhe 60,000 euro.