Një paraplegjik arrin të ecë falë simulimeve elektrike

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 10:29 | Nga

Një i ri, krejtësisht i paralizuar nga këmbët pas një aksidenti në mal arriti të ecë në SHBA vetëm me ndihmën e duarve dhe të një mbajtëseje, falë implantimit të një elektrode, sipas një studimi amerikan të publikuar dje në revistën “Nature Medicine”.

Djali, që ishte bërë paraplegjik pas një aksidenti në mal ku kishte dëmtuar shtyllën kurrizore në mes të kurrizit, nuk mund të lëvizte më dhe as të ndiente as edhe një gjë poshtë pikës së dëmtimit.

Në kuadër të këtij studimi të filluar në vitin 2016, tre vite pas aksidentit të tij, kirurgët e klinikës “Mayo de Rochester” në Minesota instaluan një implant që përmban një elektrodë poshtë zonës së dëmtuar në shtyllën e tij kurrizore. Kjo elektrodë e lidhur me një simulues të implantuar në zonën abdominale lidhet pa fije me një komandë të jashtme.

I riu, që sot është 29 vjeç, më pas vazhdoi seanca të simulimit elektrik dhe të ushtrimeve fizike për 43 javë. Në fund të dy javëve, ai mund të ngrihej dhe të bënte hapa me ndihmën e një proteze, nën simulimin elektrik.

Për 113 seanca trajnimi të ndara në një vit, studiuesit e klinikës “Mayo” të Universitetit UCLA i rregulluan ushtrimet që t’i japin maksimumin e pavarësisë pacientit.

Paraplegjiku ka arritur të ecë pa proteza, vetëm duke u mbështetur në një mbështetëse, madje mund të mbajë ekuilibrin pa pasur nevojë të shohë këmbët në pasqyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme