Një “përbindësh” për “përbindëshin” Ibrahimoviç, ja investimi i tij 7-milionësh

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:32 | Nga

Zlatan Ibrahimoviç, pas rikuperimit nga dëmtimi që pësoi është transferuar në Amerikë tek klubi i LA Galaxy, ku po golat e tij po marrin vëmendjen e të gjithë tifozëve amerikanë.

Por së fundmi ajo çka ka tërhequr vëmendjen tek Ibrahimovic, nuk janë më golat por një “përbindësh” deti që ai ka blerë.

Bëhet fjalë për një jaht të ndërtuar nga kompania e famshme italiane “Ferretti” që është i gjatë 30 metra dhe quhet “Riva 100 Corsaro”.

Kjo “bishë” ka një vlerë rreth 7 milionë euro dhe në të padyshim s`ka si të mungojë luksi, ku gjenden një klubi i madh, garazh prej 4.5 metrash, bar koktejesh, jet ski,me një kapacitet qëndrimi deri në dhjetë persona.

Suedezit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se ta shijojë në maksimum verën që po vjen dhe jetën e tij luksoze.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme