Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, është kanosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga një person merr vesh lajmi.net nga burime brenda komunës.
Lajmi.net ka kontaktuar me Nehat Thaçin, shefin e stacionit të Policisë në Mitrovicës, që ka konfirmuar rastin se një person i armatosur ka hyr në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë.
“Një person me armë ka hyr në zyrën e kryetarit, është njoftuar Policia e Kosovës, qetësisht ka dal personi jashtë, i është konfiskuar arma, personi është në gjendje të dehur, aktualisht është në tretman mjekësor, më tutje do të vazhdohet me procedura”, ka thënë Nehat Thaçi.