Rreth orës 06:40, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Sipas njoftimit për media, falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës.
“Intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera sipas njoftimit FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla.