Një person në Malishevë dyshohet që sot ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Express.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:00 në stacionin policor ne Malishevë është njoftuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person nga fshati Shkoze e Malishevës është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore
Sipas tij, viktima është sjellë në emergjencë pa shenje jete, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë me të cilën dyshohet që viktima ka kryer vetëvrasje.
“Datë 18.04.2021 rreth orës 10:00 Stacioni policor ne Malishevë është njoftuar nga QKMF-Malishevë se një person nga fsh, Shkoze K Malisheve është sjell nga familjaret për ndihmë mjekësore. Policia ka dal ne vend ngjarje ka takuar mjekun kujdestar si dhe familjaret. Sipas mjekut viktima është sjell nga familjaret ne emergjence pa shenja jete dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë informuar te gjitha njësit përkatëse Policore te cilët kane dal vend ngjarje . Policia vend ngjarje ka gjete armën, qe dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje e cila dhe është konfiskuar”, ka thënë ai.Reklamë
Për rastin ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tije trupi pa jetë i viktimës merret nga IML – Prishtinë për obduksion.