Një person hap zjarr në një dyqan armësh dhe lë tre të vdekur në New Orleans

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një person hapi zjarr në një dyqan armësh në New Orleans, njofton The Guardian.

Punonjësit dhe klientët e dyqanit reaguan dhe më pas eliminuan agresorin, duke e lënë të vdekur në vend.

Sherifi Joseph Lopinto tha se qitësi fillimisht goditi dy persona brenda, dhe më pas disa njerëz të tjerë. Punonjësit dhe klientët e dyqanit hapën zjarr mbi qitësin, si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesës, duke e lënë kësht pa shenja jete.

Dy personat e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e New Orleans.

Të ngjashme