Një person në Britani fitoi rreth 40 milionë funte në lotari

Prishtinë | 02 Jan 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Një blerës i një bilete të lotarisë në Britaninë e Madhe fitoi 39 milionë e 774 mijë funte të premten në lotari.

Andy Carter, këshilltar në Lotarinë Kombëtare, tha: “Çfarë fillimi mahnitës në vitin 2021 për lojtarët e lotarisë EuroMillions.”

Numrat fitues ishin 16, 28, 32, 44 dhe 48. Përpos fituesit të rreth 40 milionë funteve, janë edhe dhjetë persona të tjerë që fituan secili nga 1 milion funte me rastin e tërheqjes së fituesve për Vitin e Ri, shkruan BBC.

Këshilltari Carter tha se personat që kanë fituar duhet t’i kontrollojnë numrat e tyre dhe ta kontaktojnë Lotarinë Kombëtare për t’i tërhequr paratë.

Në vitin 2019, një person fitoi 170 milionë funte në lotarinë EuroMillions, duke u bërë fituesi më i madh i lotarisë në historinë e këtij shteti.

Vitin e kaluar, një person tjetër i fitoi 57 milionë funte. Bileta fituese ishte blerë në South Ayrshire.

Të ngjashme