Një person në Pejë raporton në polici se është rrahur nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij

Prishtinë | 28 Kor 2024 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Pejë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme dhe se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e marra, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme