Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Podujevë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
HETIM MBI VDEKJEN
Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.