Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata.
Rasti ka ndodhur të martën në Kaçanik në orën 23:35.
“Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata”, thuhet në raport.
I dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia.
Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.