Një person sulmon fizikisht zyrtarët policor në Ferizaj, arrestohet

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një person gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:50 në fshatin Komoglavë, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se gjatë arrestimit të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pasi që i dyshuari kishte urdhër arrest, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme