Një person ka vdekur në rrugën “Nënë Terezë” në Gjilan të shtunën në mëngjes, pasi kishte rënë aksidentalisht në një kanal në oborrin e tij.
Sipas raportit të policisë, viktima mashkull ishte duke punuar në oborr kur ka rënë në kanalin e hapur me eskavator. Më pas është ngujuar nga dheu.
Njësia e kërkim-shpëtimit nga zjarrfikësit kishin arritur ta lirojnë nga dheu viktimën që më pas ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve.