Nga shkëmbimi me armë që ndodhi sot në magjistralen Ferizaj Kaçanik kanë pësuar dy vëllezër, ku njëri prej tyre ka vdekur dhe tjetri është plagosur rëndë.
Sinjali mëson se vëllezërit që pësuan nga të shtënat me armë zjarri janë Kastriot dhe Hasan Berisha.
Sinjali mëson se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.
Burimet kanë bërë të ditur se Policia është në kërkim të personit të dyshuar për këtë vrasje, ndërkohë që të dy palët që janë përfshirë në rast kanë të kaluar kriminale dhe janë të njohur për policinë.
Sipas të njëjtave burimeve motivi i vrasjes është qërimi i hesapeve mes tyre.