Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Princi Charles, (71) kur të bëhet mbret planifikon ta reduktojë numrin e anëtarëve të familjes së tij në djemtë William (37) dhe Harry (35), bashkëshortet e tyre dhe fëmijët, ndërsa besohet se planet e tij i ka përshpejtuar skandali i fundit pedofilik i princit Andrew, shkruajnë mediat britanike.

Princi i Walesit thuhet se për këtë e njoftoi babanë e tij, princin Philip (98), në Sandringham javën e kaluar, ku diskutuan për largimin e mbretëreshës Elizabeth II (93) në “pensionim” gjatë 18 muajve të ardhshëm. Charlesi do të duhej t’i marrë përsipër të gjitha punët familjare dhe detyrat e përditshme të nënës së tij.

Lajmi erdhi pasi drejtuesi britanik i laburistëve, Jeremy Corbyn tha në një intervistë për Sky News se edhe ai mendon se familja mbretërore është shumë e madhe, shkruan KOHA Ditore.

“Mendoj se publikut do t’i pëlqenin këto ndryshime, ndërsa në plan të parë ato dolën nga një diskutim për sjelljen e princit Andrew”, – tha Corbyn.

Edhe Brittani Barger, zëvendëse e kryeredaktorit të Royal Central, beson se kriza e fundit përfundimisht e ka forcuar dëshirën e princit Charles që ta reduktojë familjen mbretërore.

“Princi Andrew ka rënë ‘kombinimi’. Mendoj se nuk do ta ketë më asnjë detyrë mbretërore, ndërsa tani është goxha e sigurt që kjo vlen edhe për vajzat e tij”, – tha redaktorja e portalit të specializuar për lajmet nga oborri mbretëror.

Andrew është tërhequr nga jeta publike për shkak të lidhjes së tij me skandalin pedofilik në qendër të së cilit ishte miliarderi amerikan Jeffrey Epstein.

Të ngjashme