Një pjesë e madhe e kryeqytetit sot pothuajse gjatë tërë ditës kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndonëse KEDS-i kishte njoftuar një ditë më parë se ndërprerja do të bëhet nga ora 08:00-11:00 për shkak të prishjes së kabllove ajo nuk është lëshuar ende.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka konfirmuar për Koha.net se lëshimi i rrymës nuk është bërë për shkak se ka pasur edhe sot prishje, ndërsa thotë se ajo do të lëshohet së shpejti.
“Prej parkut të qytetit e deri afër Mensës së studentëve ka prishje, ajo ka ndodhur sot. Ndërsa pa rrymë është edhe një pjesë e Dardanisë. Po mundohemi që ta rregullojmë sa më shpejtë. Ajo do të lëshohet së shpejti”, ka thënë Buzhala.