Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se një pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale. Ai i kërkon Vuçiqit të mos i përkrah verpimet e dhunshme ndaj qytetarëve të Kosovës.
Sveçla ka shkruar në Twitter se pjesëtarit serb të PK-së, që kishte veturën me targa legale të Kosovës, i është djegur vetura. Për këtë ai akuzon strukturat ilegale, që veprojnë në veri të Kosovës.
“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Svecla.
Ministri kosovar i kërkon Presidentit serb Aleksandër Vuciqit që të mos i përkrah strukturat ilegale.
“I kërkojmë Vuciqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles.