Dikur duke ngarendur kush më shumë është kritik, i thenin këmbët, dhëmbët dhe gishtrinjët për të shkruar e për të folur, protestuar e kundërshtuar dialogun, marrëveshjet dhe për të kërkuar transparencë e llogaridhënie.
Sot për të gjithë këta duket se mjafton dhe nuk ka nevojë për transparencë e llogaridhënie, nuk ka nevojë për publikim të marrëveshjës e as statutit, sepse lideri tha se statuti është i pranueshëm. Por emisarët na thanë të mos e bëjmë publike. Mjafton që lideri e ka pa dhe e ka pranuar.
Parulla, një popull nuk i nënshtrohet një njeriu, po duket më tepër paska qenë një paralajmërim se populli është në kërkim të një lideri për të ju nënshtruar, se sa mobilizim për transparencë, llogaridhënie e rezistencë ndaj kultit.
E siç po duket ky fenomen, s’ka kaluar pa i infektuar dhe një pjesë të madhe të shoqërisë civile dhe opozitës, si gardian të njohur për transparencë dhe llogaridhënie.