Kandidatja për deputete e LDK’së, Janina Ymeri, ka folur për parullën e LVV-së “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” të cilën e kishin mbajtur përgjatë një proteste në vitin 2019. Ymeri ka thënë se e njëjta duhet të jetë e saktë edhe sot, veçse sipas saj Kurti ka ndërruar rol.
Ajo ka thënë se ndërkohë që po pritet formimi i institucioneve “qysh e don rend”, nëse Kurti do t’ia mësyjë të zgjasë kohën e krijimit të institucioneve, do të merr përgjigje, sipas saj, para zgjedhjeve të ardhshme.
“Në ndërkohë do presim kohën e caktuar për krijim të institucioneve qysh e don rendi, por po qe se ky ‘Nje Njeriu’ ja ka mësy me tejzgjat këtë kohë, me dëmtu e shkatërru me ligje e akte shtetësinë e Kosovës, përgjigjja nga po ky popull edhe jam e bindur për këtë, do t’vjen para zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Ymeri.
Postimi i plotë:
Një popull s’i nënshtrohet një njeriu ishte edhe parulla e protestës në vitin 2019.
E saktë duhet të jetë edhe sot, vetëm se tash për njeriun që udhëhiqte vet protestën e asaj kohe.
Një popull s’i nënshtrohet jo vetëm me votë por edhe me mosdurimin tonë për hajgarllëqet e manitë e një njeriu me një kabinet e grup që e dëgjojnë deri në absurditet.
Në ndërkohë do presim kohën e caktuar për krijim të institucioneve qysh e don rendi, por po qe se ky ‘Nje Njeriu’ ja ka mësy me tejzgjat këtë kohë, me dëmtu e shkatërru me ligje e akte shtetësinë e Kosovës, përgjigjja nga po ky popull edhe jam e bindur për këtë, do t’vjen para zgjedhjeve të ardhshme.