Një çifti i ri, Becky Szenk dhe Mark Higgins, vendosën që të zhvendoseshin diku tjetër, ndaj dhe gruaja vendosi që të kërkojë ndihmë në “Facebook”.
Ajo bëri një postim duke kërkuar ndihmë për zhvendosjen e objekteve, por ata që u shprehën të gatshëm për të dhënë ndihmën kishin vjedhur gjithçka.
Papritur, vetëm për shkak të një postimi ky çift i humbi të gjitha, ata sapo kishin filluar një biznes të ri dhe tani nuk kanë para për t’i zëvendësuar humbjet.
Por, pasi rasti i tyre u bë publik, njerëzit në mbarë botën shprehën gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar dhe ky ndoshta është një mësim i mirë për gruan, nuk mund t’i besosh gjithkujt në “Facebook”