Një prej studentëve dëshmitar në sulmin e Pragës tregon tmerrin e përjetuar

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-gazetari i Gazetës Express, Jakob Wiezman, i cili gjendet për studime në Çeki, ka njoftuar për tmerrin që ka përjetuar, derisa në kryeqytetin çek ka ndodhur një sulm i armatosur, e që po raportohet se ka lënë disa të vrarë dhe disa të plagosur.

Wiezman ka thënë se ndodhet i bllokuar në klasën e tij në Pragë dhe po pret evakuimin, pasi që sulmuesi ka vdekur.

Ai ka treguar se e kishte mbyllur derën e klasës, pak para se sulmuesi të provonte ta hapte atë.

“Aktualisht i bllokuar brenda klasës sime në Pragë. Sulmuesi ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Duke u lutur për të dalë i gjallë.E mbylla derën përpara se sulmuesi të përpiqej ta hapte. E marrtë djalli”, ka shkruar Wiezman.

Të ngjashme