Një i punësuar në institucione merr mbi 9 mijë euro pagë në vit

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 08:55 | Nga

60 milionë e 700 mijë euro derdhen brenda një viti nga buxheti i shtetit për paga dhe mëditje për 6.474 të punësuar në institucione dhe agjenci të pavarura. Një i punësuar mesatarisht merr 9.384 euro në vit, apo rreth 782 euro në muaj.

Buxheti i Kosovës për vitin 2015 ka qenë 1 miliard e 576 milionë euro, ndërsa për vitin 2016 është 1 miliard e 674 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Institucionet dhe agjencitë e pavarura nuk kanë një sistem unik të pagave, dhe punonjësit paguhen në mënyra të ndryshme në emër dhe lartësisë.

Shumica e institucioneve kanë preferuar një skemë të veçantë të pagave ndryshe nga përcaktimi i pagës me koeficient në shërbimin civil. Madje disa nga institucionet kanë koeficient edhe mbi 10, për të cilin nuk ka një bazë ligjore.

Të ngjashme