Një punëtor bie nga lartësia prej punishteve në Lakrishte, ndërron jetë

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një punëtori në rrugën “Ukshin Hoti”, të hënën, në Prishtinë. I njëjti, dyshohet se ka rënë prej një lartësie në një punishte.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar për Reporteri se aksidenti ndodhi në orën 13:00.

“Viktima mashkull, nuk ka arritur ti përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Borovci.

Ai shtoi po ashtu se aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme