Një person ka humbur jetën pas lëndimeve që ka marrë në vendin e punës.
Në fshatin Stanovc i Epërm në Komunën e Vushtrrisë, policia raporton se një punëtor i një firme ndërtimi, derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, por nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve, ndërsa rasti është duke u hetuar.