Një punëtor rrëzohet nga një objekt në Lipjan

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Një person gjersa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:58 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme