Një punëtorë i ndërtimit është lënduar pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan. Viktima ka pësuar lëndime trupore, i cili po merr tretman mjekësorë në QKUK.
“Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kishte pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia e Kosovës.