Një qytetar me inicialet B.B. (emër i njohur për redaksinë), ka provokuar protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.
Ai iu është drejtuar anëtarëve të Kryesisë së Oorganizatës së Veternaëve të Luftës së UÇK-së, me fjalët “hajna”, sikur dëgjohet dhe në videon ekskluzive të Ekonomia Online.
“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve. Ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai.
“Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, thotë tutje ai, teksa thotë se “Kurti është patriot”.
Pas këtij konfrontimi ka ndërhyrë Policia e Kosovës, e cila i ka kërkuar dokumentet e identifikimit qytetarit “provokator”.