Në Premier League është regjistruar një rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur “Dailymail” të enjten.
Sipas njoftimit, është i vetmi rast pozitiv nga 1.541 testet e bëra të hënë e të martën për lojtarë dhe staf të skuadrave të Premier Leagues.
Emri i lojtarit apo anëtarit të stafit nuk është bërë i ditur, por ai është vetizoluar për shtatë ditë.
Premier League ka vazhduar me gara pas ndërprerjes gati 3-mujore të mërkurën me dy ndeshje të mbetura të xhiros së 29-të, ndërkohë që ndeshjet e radhës do të jenë të premten.
Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të.
Në këtë periudhë pandemie, sa kampionati ishte i pezulluar, disa lojtarë të Premier Leagues janë prekur nga koronavirusi.